Tritol një banese në Shkodër

Sot rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Policia bën me dije se, si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 24.07.2023 10:21