Olsi Bylyku “lë nam” në dasmën e Kleas dhe Elgitit, zbulohet sa para futi në zarf (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familjarë e miq të dyshes.

Në ceremoni nuk kishte si të mungonte një ndër shokët e ngushtë të Elgitit, Olsi Bylyku. Aktori ka publikuar një video epike në Instastory ku tregon sa lekë i ka lënë në dasmë.

Olsi shihet duke numëruar një shumë të madhe parash, teksa shprehet: Për një shok që kam nuk diskutohen këto gjëra.

Mirëpo ai i fut në zarf vetëm 500 lekë të reja.