FIER/ Të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, 3 të plagosur (VIDEO)
Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarriqytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht). Raportohet se një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit Rajonal.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sherri fillimisht ka nisur në Levan, për të vazhduar me tej në qytetin e Fierit.

Nuk dihen ende rrethanat e sherrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e saj.
Shtuar më 31/08/2019, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori