Fevziu rrëfen për herë të parë udhëtimet e tij "të çmendura" (VIDEO)
Blendi Fevziu, pa dyshim mbetet një nga moderatorët me të suksesshëm në Shqipëri.

Në një intervistë ndryshe, në emisionin E-Show, të moderatorit Ermal Qori në “ALB UK”, ai tregon se çfarë do të bënte tjetër përveç gazetarisë.

Me grimca humoristike, moderatori Qori e pyet se çfarë do të bëhet kur të rritet. “Unë kur të rritem do të bëj një agjenci udhëtimesh. Është një pasion shumë i madh i imi. Nuk e kam thënë kurrë ndonjëherë, por në shtëpinë time unë jetoja me stërgjyshen dhe motrën e saj.

Mbaj mend që kur isha shumë i vogël, gjetëm një lodër. Ato ishin gra gati në fund të jetës së tyre pa impenjime. Gjetëm një atlas të vjetër të një shtëpie botuese franceze. Në faqen parë kishte hartën me disa shtete.

Kjo u kthye në një lojë për mua, pasi stërgjyshet me pyesnin për kryeqytet e shteteve”, tha ai.

Duket se prej atij momenti moderatori ka nisur të jetoj me hartën, duke u pasionuar me vende të shumta në botë.
Shtuar më 13/03/2019, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori