Një dasëm është kthyer në tragjedi në Indi, pasi dhëndri qëlloi për vdekje gabimisht shokun e tij.
Manish Madheshia qëlloi në ajër dhe plumbi “endacak” vrau shokun e tij të ushtrisë.
Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë.
Trigger warning: Gun shot
In UP’s Sonbhadra, groom Manish Madheshia killed his friend and Army Jawan Babu Lal Yadav after the pistol used for celebratory fire during wedding procession accidentally fired. The pistol belonged to the deceased Army jawan. pic.twitter.com/kfjDe9IEG0
— Piyush Rai (@Benarasiyaa) June 23, 2022
Policët identifikuan viktimën si Babu Lal Yadav, 35 vjeç.
Pamjet rrëqethëse tregojnë Madheshinë duke u emocionuar kur i jepet arma, para se të qëllojë në festë.
35-vjeçari u rrëzua papritmas në tokë. Yadav u deklarua i vdekur pas mbërritjes në spital.