Festuan pavarësinë, gjobiten 4 subjekte në Durrës e Krujë
Vijojnë kontrollet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

Subjektin në pronësishtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësishtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

Subjekti në pronësishtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.
Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia apelon të respektohen me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi.
Shtuar më 29/11/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori