Mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot ditën e sakrifikimit Eid al-Adha ose festën e Kurban Bajrami. Festimet që i takojnë kësaj
dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të
zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj
dite siç është bërë traditë filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falen namazin.
Sipas fesë
myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet
Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.
Karakteristike e kësaj
dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje
myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.
Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë
myslimane.
Shtuar më 16/11/2010,
ora 09:00