Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Festivali i Ujit në Kamboxhia u merr jetën 340 vetave (FOTO GALERI)

22 Nëntor 2010- Qindra persona kanë mbetur të vrarë në një rrëmujë masive gjatë një festivali që po zhvillohej në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh.
Pëlqej
Të paktën 339 persona kanë mbetur të vrarë në një rrëmujë masive gjatë një festivali që po zhvillohej në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh.
Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në një ishull të vogël për ditën e fundit të Festivalit të Ujit, një nga evenimentet kryesore të vitit në Kamboxhia.

Rrëmuja shpërtheu në një urë, e cila sipas dëshmitarëve nga vendngjarja u mbipopullua. Sipas të njëjtave burime, qindra persona të tjerë u plagosën nga përplasja.

Kryeministri kamboxhian Hun Sen e cilësoi ngjarjen si “tragjedia më e madhe” që ka goditur Kamboxhian që prej kohës së vrasjeve masive të kryera nga regjimi i Khmerëve të Kuq në vitet 1970. Ai ka shtuar se ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të detajuar të ngjarjes.
Shtuar më 22/11/2010, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori