Atmosferë festash, Nora Istrefi zbulon pamje nga shtëpia e saj moderne (FOTO LAJM)
Këngëtarja Nora Istrefi i është bashkuar listës së personazheve “të paduruar”, të cilët e kanë nxjerrë më herët pemën e festave të fundvitit dhe kanë dekoruar shtëpinë e tyre.
As
Nora nuk i rezistoi dot tundimit për të dekoruar ambientin e shtëpisë së saj me drita, fjongo e dhurata poshtë pemës.
Ka qenë vetë
këngëtarja që ka ndarë në InstaStory këndin më të bukur të shtëpisë së saj, ku pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri është vendosur pranë zjarrit.
Në dekorimet e saj mbizotëron ngjyra rozë, për ta bërë të duket akoma më shumë si një shtëpi vajzash, ku Renee dhe mami
Nora do të kalojnë festat së bashku
Megjithëse e ndarë prej më shumë se një viti nga Roberti,
Nora takohet shpesh me ish-partnerin dhe ruan marrëdhënie tepër të mira.
Madje, ajo do të jetë shumë shpejt e ftuar në emisionin e tij “Robi plaket kur don vetë”.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 11:39