Festa për vizat, Berisha: Shqipëria si Evropa
Pëlqej
Kryeminsitri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Koncertin Festiv me rastin e liberalizimitvizave tha se sot Shqipëria ndihet si Evropa, është më e lirë se kurrë dhe se ëndrra u shndërrua në realiet.

"Sot kemi Shqipërinë pa viza, nesër do të kemi të ardhmen evropiane"-tha Berisha

Kryeminsitri e cilesoi vendimin për heqjen e vizave për shqiptarët si rikthim te kombit në kontinentin, nga i cili për dekada dhe shekuj e ndanë.

"Sot me ne gëzojnë dhe feston cdo i ri kudo që ndodhet, në Shqipëri apo jashtë saj, sot ata ndjehen më të lirë, më të denjë se kurrë në jetën e tyre. Europa nuk është më një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kemi qënë kurrë më të denjë se sot"- tha kryeministri. Berisha theksoi gjithashtu se rruga per te ardhur deri ketu nuk ka qene e lehte.

Gjate mbremjes se sotme jane parashikuar nje sere aktivitetesh sportive me rastin e liberalizimit te vizave. Aktiveitet shtrihen ne zona te ndryshme te Tiranes, dhe do te zgjasin deri ne oret e vona te nates.
Shtuar më 12/11/2010, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori