Festa e SHBA, Lulzim Basha mbërrin bashkë me Besnik Mustafaj
Ambasada amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha është parë të mbërrijë në këtë festë me ish ministrin e punëve të jashtme Besnik Mustafaj, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel.

Ndërsa e pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish deputeten, Klajda Gjosha.

Po ashtu kryebashkiaku i konfirmuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke qëndruar me bashkëshorten Ajola shumë afër kreut të opozitës Basha.

Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore kremtohet sot./tch/
Shtuar më 11/07/2019, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori