Festa e kapjes së kryqit kthehet në sherr mes të rinjve në Berat (VIDEO)
Sot ka qënë dita e shënuar për Ceremonine e Kishës Ortodokse për Ditën e Ujit të Bekuar.

Berat ashtu siç e do zakoni fetar është hedhur kryqi në ujë ndërsa dhjetra të rinjë kanë sfiduar temperaturat ekstreme të ujit dhe janë zhytur për ta kapur.

Por kjo garë është kthyer në një skenë dhune mes të rinjve që ishin hedhur në lumë.

Konflikti midis personave zgjati rreth 10 minuta ku vec grushtave u përdorën edhe mjete të forta si gurët.

Informacionet bëjnë me dije se dhe pse ishte aty policia nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion se si pasojë e këtij konflikti policia ka ndaluar ndonjë nga personat që shkaktuan konfliktin në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët Ortodoks. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori