Lajm i keq për çiftet, hiqen drynat në “Urën e Dashurisë” në Prizren (FOTO LAJM)

Një ndër vendet që më së shumti vizitohet në Prizren afër “Shatërvanit” është “Ura e Kaltër e Dashurisë”, që më herët është quajtur “Ura e Naletit”.

Në vitin 2015 si pjesë e projektit “Aktivizimi kulturor dhe urban në Prizren”, realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, kjo urë mori emrin “Ura e Kaltër e Dashurisë” dhe u shndërrua në një atraksion të veçantë për shumë  vizitorë.

Shumë të dashuruar nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe jo vetëm, kishin vendosur dryna në këtë urë, si një lloj betimi mbi dashurin e tyre si dhe besnikërinë që do ta bëjnë ndaj  njëri -tjetrit.

Se cilat janë arsyet e largimit të drynave, a do të rivendosen përsëri, a do të largohen nga pesha e madhe duke rrezikuar këtë urë apo diçka tjetër, ende nuk dihen.


Shtuar 10.11.2021 13:58