Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
Fëmijët e kryeministrit turk të përfshirë në "Paradise Papers"
Para pak ditësh është pubikua dosja Paradise Papers (Letrat e Parajsës), e cila ekspozon skemat e evazionit fiskal të elitës botërore.

Kjo dosje vjen si rrjedhojë e rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë.

Pas daljes së figurave të rëndësishme botërore mësohet se edhe djemtë e Kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim janë të përfshirë në të.

Mediat turke raportojnë se djemtë e kryeministrit Bylent dhe Erkam kanë në Maltë 5 kompani të cilat janë: Hawke Bay Marine Co Ltd., Black Eagle Marine Co Ltd., South Seas Shipping N.V., Dertel Shipping Limited ve Nova Warrior Limited.

Kjo është pranuar edhe nga kryeministri i cili ka bërë të ditur për mediat se është diçka normale dhe këto kompani janë të hapura për hetime. Sipas tij, kjo është një lojë politike kundër tij dhe ka bërë thirrje që fëmijët e tij mund të hetohen në çdo kohë pasi nuk kanë imunitet, shkruan albeu.com.

Në dokumentet e reja të zbuluara rezuton të jetë edhe Raina, Mbretëresha e Jordanisë si dhe këngëtarja Madona.

Bëhet fjalë për më shumë se 13,4 milion dokumente të rezervuara të cilat i ka nën zortërim gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung që i ka ndarë me Organizatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigues dhe partnerët e saj, duke përfshirë Guardian, BBC, New York Times dhe Espresso.

Dokumentat vijnë nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave fiskale dhe dy ofrues të shërbimeve offshore. Ato publikohen më pak se dy vjet pasi rrjedhja e “Panama Papers” shkaktoi tronditje duke zbuluar se si dhjetëra figura të njohura po fshihnin pasuri në fondet në det të hapur./albeu.com/

Shtuar më 07/11/2017, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori