FBI zbulon komplotin: Do rrëmbehej guvernatorja në SHBA
FBI-ja amerikane arriti të zbulojë në kohë një komplot për rrëmbimin e guvernatores demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer nga shtëpia e saj e pushimit.

Whitmer u kthye në shënjestrën e skeptikëve të koronavirusit pasi miratoi masa të rrepta kufizuese që u përmbysën nga një gjykatës javën e kaluar. Zyrtarët vendas pretendojnë se komploti i rrëmbimit përfshinte gjashtë burra të cilët kishin ndërmend t`i bënin asaj gjyqin “ për tradhëti”.

Ndaj tyre, tashmë janë ngritur akuza.Personat në fjalë kishin muaj që komplotonin, duke u këshilluar dhe trajnuar me anëtarë të milicisë dhe duke provuar skenarin në muajt gusht dhe shtator, sipas aktpadisë. Katër nga gjashtë individët në fjalë kishin planifikuar të takoheshin të mërkurën “rreth një pagese për eksplozivët dhe për të shkëmbyer mjete taktike”, tha FBI që citon gjithashtu njërin nga të akuzuarit të thoshte se Whitmer “nuk ka fare kontrolle dhe balanca. “Ajo ka tani pushtet të pakontrolluar.

Por cdo privilegj merr fund një ditë”, ishte shprehur ai. Qeveria përdori informatorë dhe agjentë të fshehtë për të parandaluar komplotin e pretenduar. Të gjashtë keta njerez janë ndaluar dhe rrezikojnë secili dënimin me burgim të përjetshëm. Njëri prej tyre, Adam Fox kishte thënë se atij” i duheshin 200 vete për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit në Lansing të Miçiganit dhe për të marrë pengje, përfshirë guvernatoren”./TCh
Shtuar më 08/10/2020, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori