"Favorizoni k**vat", sociologu shpërthen ndaj Era Istrefit pasi mori medaljen
Pëlqej
Pavarësisht moshës së re, Era Istrefi është kthyer në një ndër artistet më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo triumfoi në Rusi gjatë Botërorit 2018 të organizuar gjatë muajve Qershor-Korrik.

Ditën e djeshme ajo ishte e pranishme në Presidencën e Kosovës për të marrë "Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë".

Presidenti Hashtim Thaçi i dorëzoi medaljen Erës, të cilën e falenderoi për promovimin e Republikës së Kosovës nëpërmjet muzikës së saj, në veçanti për performancën e finalen e Kupës së Botës "Rusi 2018".

Sociologu i njohur Ergys Mërtiri, nëpërmjet një shkrimi ka kritikuar ashpër këngëtaren dhe e ka quajtur dekorimin e saj si një degradim kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj.

Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!", kanë qenë disa nga fjalët që ka shkruar ai në opinionin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori