Fatos Nano: Do kandidoj për President
Pëlqej
Fatos Nano
Fatos Nano, ish-kryetari i Partisë Socialiste për shumë vite deklaroi sot se është i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS Edi Rama, siç tha Nano në një frymë komunikimi politik mbipartiak dhe paqtues.

“Në 2007 unë kam propozuar një platformë politike që do të forconte karakterin mbi partiak në Shqipëri, proceset e dialogut dhe reformat bi partizane me anë të kandidaturës për postin e presidenti. Kjo vazhdon të jetë platforma ime politike dhe pa dyshim me gjithë vëmendje dhe eksperiencës që do të kërkonte nëpërmjet dialogut dhe jo luftës, negociatave midis palëve”, tha Nano në emisionin Opinion duke insistuar tek ofrimi i tij si kandidat per President. Nano konfirmoi se do te jete pjese e gares per kreun e ri te shtetit ne vitin 2012.

Nano tha më tej se është i angazhuar “për të risjellë në politikën shqiptare gjithë nervin e munguar dhe të tkurrur të një konflikti që po bllokojnë institucionet”, duke shtuar se nuk do të përgatisë listë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Në lidhje me raportet e tij me PS, Nano u shpreh se “Unë e kam kritikuar partinë time më shumë se çdo kush tjetër në Shqipëri. Unë e kam kritikuar qeverinë time dhe kjo është filozofia e pajtimit”. Në lidhje me dorëheqjen nga PS në 2005, Nano tha se ajo ishte pjesë e një standardi demokratik.

“Besoj se për një rekord të vërtetë të historisë. Kjo përbën një nga standardet e politikës në demokracitë e zhvilluara. Unë nuk jam bërë pishman që jam larguar, pasi është pjesë e filozofisë politike dhe e jetës sime. Unë jam përpjekur që veprimet e mia t’i ngrejë në një moral”, theksoi Nano.

"PS po ecën në mënyrë të dhimbshme drejt vetëpërjashtimit të plotë të sistemit politik në vend. Bojkot këtu e mospjesëmarrje atje dhe më në fund largim nga përgjegjësia dhe pesha që është gati gjysma e elektoratit, pra mungesa e rëndësisë që i takojnë në ndërmarrje të mëdha. Për pak ditë ne si vend do të marrin dy vendime kontradiktore: Shqipëria dhe Bosnja do të përfshihen në procesin historik të lëvizjes së lirë pa viza në Evropën ku po integrohemi dhe një ditë më pas nuk do të arrijmë do të marrin statusin e vendit kandidat", tha Nano. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori