Temperaturat do pësojnë rritje, si pritet të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 25°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 22°C.


Shtuar 30.09.2020 06:03