Fati i keq i shqiptarit që u bë hero në Gjermani, pas disa ditësh u dëbua
Në mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehana. Por, punëtori i tij nuk u paraqit.

Brunken i telefonoi Mehanës por sërish asgjë. Pas pak atë e thërret vet Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit gtë Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë, shkruan nëzonline.de.
Ky është fundi i rrëfimit gjerman për Avni Mehanën, 47 vjeçarin nga Kosova, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani, ku kishte ardhur si refugjat, transmeton albinfo.ch.

Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmeruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë. Kjo e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova hero të ditës në Gjermani.

Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, prta nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.

Qytetarët e Ruhëardenit kishin nisur edhe aksionin kundër dëbimit. Por tash është vonë për gjithçka, përcjell albinfo.ch. Familja Mehana është dëbuar.

'Arsyeja: Kosova konsiderohet “vend i sigurt” dhe kjo nënkupton që pothuaj asnjë qytetar i saj nuk i plotëson kushtet ligjore për azil. Avniu pastaj,siç shkruan gazeta, nuk kishte ndonjë bazë politike në kërkesën e tij për azil./Albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori