"Fast and Furious" në rrugët e Tiranës, radari kap mat shoferin (VIDEO)
Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë me qëllim rritjen e parametrave te sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.

Në orët e para të kësaj të diele blutë e kryeqytetit kanë kryer kontrolle me radar në Sauk me qëllim ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.

Njoftimi:
Në Sauk me Policinë Rrugore.

Të angazhuar për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

Me Radar për të parandaluar aksidentet dhe ndëshkuar ata që shkelin rregullat e qarkullimit.

155 km/h deri 160 km/h, e papranueshme. Rrezik potencial për jetën tuaj dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet.

Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t'ju vijë aty ku banoni.
Shtuar më 03/02/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori