Fashat dhe tarifat, sa do të paguajnë ata që duan të "zbardhin" paratë
Kryeminsitri Rama njoftoi sot se qeveria është gati të miratojë Amnistinë Fiskale gjatë këtyre ditëve për ta dërguar më pas për konsultim dhe votim në Kuvend.

Rama tha se kjo amnisti është e domosdoshme për emigrantët që kanë paratë e tyre të padeklaruara dhe kanë nevojë që të bëjnë futjen e tyre në sistem, shkruan albeu.com.

Por, gjithçka do të bëhet kundrejt një tarife të caktuar, e cila do të vijojë nga 5 deri në 10 për qind.

Kryeministri tha se Amnistia Fiskale do të vijojë për një vit dhe do të ndahet në tre fasha, gjatë të cilave çdokush do të mund të bëjë deklarimin e parave përmes futjes në sistemin bankar.

Kështu, kush i dorëzon paratë gjatë fashës së parë do të paguajë një tarifë 5 për qind, kush i dorëzonfashën e dytë paguan 7 për qind dhe kush i dorëzonfashën e tretë paguan 10 për qind.

Rama tha se nga amnistia përjashtohen ata që janë marrë me aktivitete kriminale, politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe pjestarët e Policisë së Shtetit.

Fashat
Kush deklaron paratë në fashën e I - paguan tarifë 5%
Kush deklaron paratë në fashën e II -paguan tarifë 7%
Kush deklaron paratë në fashën e III - paguan 10% tarifë

Përjashtohen
-Personat që merren me aktivitetet kriminale
-Politikanët
-Prokurorët
-Punonjësit e Policisë së Shtetit /albeu.com
Shtuar më 20/04/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori