Fansja sy-shqiponjë i shpëton jetën gazetares, i zbulon kancerin vetëm nga raportimi LIVE
Një gazetare i ka shpëtuar vdekjes vetëm nga syri i mprehtë i një fanseje që e ndiqte gjatë raportimeve.

Gruaja i ka dërguar një email ku i shkruan të kontrollojë tiroidet pasi për mendimin e saj dukeshin të fryra dhe mund të kishte kancer shkruan albeu.com.

Fillimisht Victoria e injoroi emailin pasi mendoi se ishte thjesht një njeri negativ në rrjet që po përpiqej ta shqetësonte, por i dashuri i saj këmbënguli që të shkonte të kontrollohej.

Pasi shkoi te doktori, gazetarja mori vesh se kishte vërtet kancer por për fatin e saj të mirë, në fazat e para dhe ndaj e hoqi pa shumë rrezik dhe shpëtoi.

Pastaj, reporterja bukuroshe e Floridës kontaktoi fansen e saj për ta falenderuar që i shpëtoi jetën. /albeu.com/


Shtuar më 17/09/2020, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori