Familjarët: Gani Geci ka ikur nga Kosova
Pëlqej
Vëllezërit Geci kanë thënë se me shumë mundësi Gani Geci e ka lënë Kosovën.

Ata kanë sqaruar se Ganiu është i gatshëm të flasë dhe me organet e drejtësisë në Kosovë, por pasi të jetë qetësuar situata.

“Ne dhe Ganiu nuk kemi siguri asnë burgjet e Kosovës. Ne kemi drojën se atij mund t’i montohet ndonjëatentat edhe në burgje të Kosovës, sepse jemi dëshmitarë se gjendja nëburgjet e Kosovës është tepër e pa sigurtë. Por ne premtojmë se nërrethanat normale Ganiu do të kthehet në Kosovë dhe do të përgjigjet përveprimet e tij”, ka thënë për Botapress një prej vëllezërve Geci.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje një nga vëllezërit Geci lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në Skënderaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori