Familjarët e terrositit të Zelandë së Re: Meriton vdekjen
Terroristi, Brenton Tarrant tronditi botën, pasi hapi zjarr në një xhami të premten që lamë pas.

Nga të shtënat me armë mbetën 50 besimtarë myslimanë të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur.


3 ditë pasi Brenton Tarrant hapi zjarr në dy xhami të ndryshme në Zelandën e Re familjarët e tij shprehet të tronditur.

Një prej kushërirave të Brenton është shprehur se i afërmi i saj dikur ishte një person normal, ndërsa pas masakrës meriton të vdesë.

Donna Cox ka deklaruar se i dhemb shumë fakti që ka lidhje gjaku me 28-vjeçarin, Brenton, pasi ai vrau me gjakftohtësi 50 besimtarët myslimanë.

“Ai e meriton dënimin me vdekje për atë që ka bërë edhe pse më lëndon kjo që po them, për shkak se jam famijare e tij. Për dikë që ka marrë shumë jetë njerëzish, është e drejtë që ai të meritojë të njëjtën gjë”, është shprehur ajo.

Nëna e 28-vjeçarit, Sharon, është mësuese në një shkollë lokale. Ajo u largua nga policia me emergjencë nga klasa e saj direkt pas raportimit të ngjarjes.

Ajo dhe motra e Tarrantit, Lauren, janë vendosur nën mbrojtje të policisë, pa asnjë kontakt telefonik me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Terry Fitzgerald, xhaxhai i Tarrantit, ka kërkuar falje për familjet e viktimave në sulmet e kryera nga nipi i tij.

“Na vjen keq për familjet atje, për të vdekurit dhe të plagosurit. Ajo që ai ka bërë është thjesht jo e drejtë, “ tha Fitzgerald në emër të familjes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori