Familjarët e Landi Muharremit: Rama, përgjegjës për atentatin në Shkozet
Akuza të rënda kanë hedhur mbi Kryeministrin Rama, disa familjarë të Landi Muharremit, i cili ka ndryshuar identitetin në Aleksandër Laho.

Këta të fundit akuzojnë Kryeministrin se është përgjegjës për atentatin ndaj nipit të tyre.

Muhaerrmi ka marrë një plumb në nofull dhe ndaj nuk ka dëshmuar në polici, ndërkohë që aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri.

Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.

Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit.
Shtuar më 02/11/2019, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori