Zgjedhjet vendore, përfaqësuesit e OSBE: Munguan debatet mes kandidatëve, nuk kishte programe elektorale

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR kanë dalë në një deklaratë pas zgjedhjeve locale të 14 majit.

Një nga vëzhguesit vuri në dukje se debatet mes kandidatëve munguan gjatë fushatës dhe nuk u shpalosën programe elektorale.

Ai u bëri thirrje autoriteteve që t’i përcaktojnë më mirë kriteret dhe shtoi se do të paraqiten disa rekomandime.

“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije.

Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe ti përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha një përfaqësues.

 


Shtuar 15.05.2023 15:54