Familja thotë se Blerimi u ndikua nga imami Shefqet Krasniqi
Familja e Blerim Hetës nga Ferizaj ka deklaruar se biri i tyre nuk u vra si kamikaz në Bagdat por ishte në vijën e frontit duke luftuar me policinë irakiane.

“Ai ishte në mesin e luftëtarëve të cilët vranë 25 persona në mesin e tyre 5 ushtarë irakian”, është shprehur për KTV-në Arjeta Heta, motra e Blerimit.

Ajo ka theksuar se si familje janë shumë të lënduar nga veprimi i vëllait të saj, por thotë se këtë gabim e bëri pasi u manipulua nga persona të caktuar pasi frekuentonte disa xhami dhe më së shumti dëgjonte imamin Shefqet Krasniqi në ligjëratat e tij. Ajo ka theksuar se vëllai i saj ishte viktimë e islamistëve radikal.

Ndërsa imami Shefqet Krasniqi është shprehur se ligjëratat e tij janë publike dhe se ai nuk ka ftuar askënd të shkojë në luftojë.

“Nuk është mirë çfarë ka bërë ai djalë. I rebeluar me familjen e tij, nuk është faji im që ka shku pa leje të familjes, po mirë nuk ka bërë që ka vrarë gjithë ata njerëz”, është shprehur imami Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori