Familja Hajdari në gjyq përballë Izet Haxhisë
Gjykata e Tiranës ka kërkuar që familjarët e Azem Hajdarit të jenë prezent në procesin e rigjykimit ndaj Izet Haxhisë, njërit prej të dënuarve për atentatin ndaj ish-deputetit demokrat, e cilësuar edhe si vrasja e shekullit.

Seanca e mbajtur të premten në gjykatën penale të Tiranës është shtyrë për ti dërguar ftesën e pjesëmarrjes familjarëve të Azem Hajdarit, më saktësisht bashkëshortes dhe fëmijëve.

Pas vendimit për të shtyrë gjyqin, trupa vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 18 korrik, raporton "Ora".

Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë, por pas arrestimit në Turqi dhe ekstradimit në Tiranë, kërkoi rivendosjen e çështjes në afat dhe rihapjen e çështjes.

Gjykatat shqiptare pranuan kërkesën e tij dhe prej muajsh kanë rinisur procesin gjyqësor për vrasjen e deputetit demokrat në shtator të vitit 1998.
Shtuar më 06/07/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori