Familja e 17 vjeçares hap dyert e mortit, babai: Indrit Bajraktarin e kam njeri të familjes
Familja Doda në Bathore ka hapur dyert e mortit, ndërsa po i jepet lamtumira e fundit Enisa Dodës, 17-vjeçares që u gjet e mbytur në Velipojë ditën e djeshme.

Gazetarja e Abc News, Glidona Daci ndodhet në Bathore, pranë shtëpisë së familjes Doda, ku dhimbja është e madhe.

Gazetarja ka pasur një komunikimi me babin e 17 vjeçares, i cili ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Ai ka pohuar vetëm se Indrit Bajraktari është i njohur i familjes dhe ka kërkuar që të largohen nga shtëpia pasi duan qetësi në këtë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës. 17-vjeçarja u nxorr e pajetë nga deti, ndërsa, ndërsa u fut në det për të bërë xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa vdekja e 17-vjeçares vijon të jetë e mistershme.

Nga të dhënat e deritanishme nga grupi hetimor bëhet me dije se Bajraktari është nxjerrë nga deti nga ekipi i sigurisë.

Ndërsa çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares Enisa Doda. Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilët sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

Ndërkohë nëna e vajzës ka deklaruar se në momentin kur e bija është larguar ka qenë e veshur me xhinse të shkurta dhe këmishë.

Në momentin që punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, janë hasur me djalin i cili ka qenë i zhytur, ai i ka thënë se vajzën e ka nxjerrë në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait.

Ata e ka marrë të riun dhe e ka nxjerrë nga deti duke e mbajtur të izoluar deri në mbërritjen e policisë.

Ndërsa sipas policisë i riu ka dalë nga deti pa motorin e ujit rreth dy orë e gjysmë pasi ishte futur në ujë bashkë me 17-vjeçaren.
Shtuar më 20/08/2020, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori