Familja akuzon Policinë se e vrau, pushohet çështja e Enea Ftoit
Edhe pse familjarët e tij këmbëngulin se Enea vdiq nga dhuna e Policisë, kjo gjë është hedhur poshtë nga Prokuroria e Korçës, e cila ka pushuar hetimin në lidhje me rastin e vdekjes në Komisariat të Enea Ftoit.

Prokurori ka deklaruar se Enea vuante nga mushkëritë dhe se nuk është dhunuar.

“Pavarësisht pretendimit të familjarëve të viktimës, mbi Enea Ftoin policia nuk ka ushtruar dhunë. 27 vjeçare vdiq për shkaqe natyrore, si pasoje e ishemisë akute të miokardit. Enea Ftoi ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe vuante nga problemet në mushkëri.

Prokuroria ka marre dëshmitë e policëve dhe disa personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohen kur i riu ndodhej i shoqëruar, por asnjë prej tyre nuk pohon ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftoit”, ka shtuar më tej në argumentimin e tij prokurori. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori