Super operacioni ndërkombëtar: Falsifikonin mallra dhe pije, arrestohen 9 persona në kërkim një tjetër
Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL ka kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

Janë sekuestruar mallra e pije të falsifikuara si dhe janë arrestuar 9 persona teksa nje tjetër është shpallur në kërkim.


Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar të koduar "OPSON 8"

Operacioni me pjesëmarrjen e më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota.

Ky operacion ndërkombëtar u mbështet nga INTERPOL dhe EUROPOL

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar "OPSON 8", për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara.

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

- Janë proceduar penalisht për veprën penale të "Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale", gjithsej 8 subjekte..

- Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale "Mashtrim", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra të ndaluara", Prodhim të Kundraligjshëm, "Punësimi i paligjshëm", " Falsifikimi i dokumentave", "Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve", "Shpërdorimi i detyrës", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", "Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë", "Fshehja e të ardhurave", gjithsej 30 subjekte,.

- Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona,.

- Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona,.

- Është shpallur kërkimi për 1 person

- Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

Shtuar më 23/06/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori