Fallxhorja nga Sarajeva e di se ku është avioni i zhdukur
Në mesin e dhjetra teorive për zhdukjen e avionit nga Malajzia, tani vjen edhe një tjetër teori nga Bosnja dhe Hercegovina.

Një grua nga Sarajeva pretendon se mistere rreth kësaj zhdukje që sot shënon një muaj nuk ka, pasi sipas saj avioni ka aterruar me sukses dhe nga çasti në çast mund të fluturojë.

“Boeingu 777 i Malajzisë është në një ishull në Maldive, i cili nuk është i banuar, por që ka rëndësi gjeostrategjike. Është në gjendje të mirë dhe në çdo çast mund të fluturojë”, thotë gruaja që dëshiron të jetë anonime.

Për Dnevni List ajo thotë se ka studiuar fenomenet e ndryshme të pazakonta në të gjithë globin, ndërsa shton se askush sot nuk mund të fshihet nga satelitët, e jo më një Boeing 777.

“Për aeroplanin nuk di gjë, se çka kishte të fshehur në laptopët e udhëtarëve, por besoj se ka informata shumë të rëndësishme. Mediat kanë shkruar se me rëndësi ishin sidomos të dhënat e 20 kinezëve”, shton gruaja anonime, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu pohon se radari në aeroplan është ndalur kur e ka ndërruar drejtimin.

“Asgjë nuk ishte rastësi, por gjithçka ishte e llogaritur më parë. Pas ndaljes së radarit, aeroplani kishte shumë derivate për të shkuar në ishullin e pabanuar në Maldive. Ai ishull është nën kontrollin e fuqive botërore”, shton ajo, e bindur se këto pretendime shumë shpejt do të vërtetohen. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2014, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori