Alexis Sanchez është i traumatizuar te Interi

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda ka thënë se Alexis Sanchez po kalon nëpër një fazë depresive te Interi, pasi aktualisht është në huazim nga Manchester United.

Është e ditur tashmë se Nerazzurët nuk duan të transferojnë kilianin nga Djajtë e Kuq, derisa ka bërë 15 paraqitje, duke shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.

” Ka qenë një vit traumatizues për të”, ka thënë Rueda në Kili.

“Ai po kalon nëpër një depresion në huazimin te Interi. Ai kishte ardhur në Brazil për të luajtur në Kupën e Amerikës, mirëpo kishte pësuar lëndim në miqësoren ndaj Kolumbisë”.

“Ndoshta koha e tij në Itali e Angli ka përfunduar, por ai ka ende të jap për futbollin dhe duhet të kërkojë një aventurë të re”, ka shtuar më tej ai.

Alexis ishte tre muaj jashtë fushave, pasi kishte lënduar këmbën e majtë.


Shtuar 22.04.2020 21:18