Fajon qetëson Ballkanin: Nuk do ketë viza
Raportuesja në Parlamentin evropian për liberalizimin e vizave dhe deputetja Tanja Fajon, njoftoi se gjatë kësaj jave nuk do të vendoset për kthimin e vizave për shtetet e Ballkanit perëndimor, në Komitetin e Parlamentit Evropian për të drejta qytetare.

Komieti në fjalë pritej që të enjten të voton për vendosjen e mekanizmit mbrojtës për hapësirën evropiane pa viza, që praktikisht do të nënkuptonte se nëse miratohet në Parlament, atëherë në skenë do të hynte në fuqi masa e përkohshme për shfuqizim të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

"S’ka asgjë të re. Në Këshillin dhe Parlamentin Europian këtë javë nuk do të ketë as debat e as votim për mekanizmin për suspendim. Negociatat për miratimin e këtij mekanizmi vazhdojnë", deklaroi Fajon.

Gjashtë vende anëtare të BE-së, në Tetor të vitit të kaluar kërkuan që në rast të keqpërdorimit, për vendet e Ballkanit perëndimor të kthehet regjimi i vizave për lëvizje të lirë brenda vendeve të zonës Shengen. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2013, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori