Fajin e kanë myslimanët, e pëson keq senatori që tronditi botën me deklaratën e tij (VIDEO)
Senatori Frasser Annine bëri bujë për keq gjatë ditës së djeshme ku tha se fajin për masakrën ndaj myslimanëve në Zelandën e Re e kishin pikërisht këta të fundit.

Por, gjatë mbrëmjes së djeshme ai e ka pësuar nga një djalosh 17 vjeçar, i cili i përplasi një vezë në kokë.

“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur.

Megjithatë, ndërkohë që ky lloj i vigjilencës së dhunshme kurrë nuk mund të justifikohet, ajo që thekson është frika në rritje brenda komunitetit tonë, si në Australi dhe në Zelandën e Re, të pranisë në rritje të myslimane.

Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e goditjeve të sotme shtrihen mbi ligjin e armëve ose ata që mbajnë pikëpamjet nacionaliste, por kjo këto janë gjëra të pakuptimta.

Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë”, tha Anning duke ngjallur mjaft reagime në botë.

Pasi 17 vjeçari i hodhi vezën në kokë, senatori e qëlloi atë më shpullë, ndërsa të tjerë të pranishëm e kapën prej fyti.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri australian Scott Morrison njoftoi sot se Koalicioni Qeverisës do të kërkojë mocion në Parlament ndaj deklaratës të senatorit Anning për deklaratën e djeshme.
Shtuar më 16/03/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori