Fadil Geci: Nuk kemi kërkuar besë nga familja e të vrarit
Pëlqej
Vëllai i Gani Gecit, Fadili ka thënë se nuk është kërkuar akoma besa e familjes të të vrarit.

Ai thotë se nuk kanë kërkuar besë, një traditë shqiptare e marrjes së lejes për të zhvilluar aktivitete normale në jetë nga familja të cilës ia kanë vrarë dikë, periudhë gjatë të cilës nuk ka të drejtë të hakmerret familja e dëmtuar.

Fadil Geci ka treguar më tej edhe se nga familja Geci janë vrarë shumë persona, por se ata janë vrarë gjatë natës.

"Na i kemi meshkuj të vramë e të plagosur. Tanët jenë vra natën, e na punët i bëjmë ditën. Është koha që të përfundojnë krejt këto, dhe për këtë qëllim katuni kanë më shku në bazë mas të pamës"' ka thënë Geci për Express.

Por, se ka shtuar se para vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, familja geci ka qenë e interesuar ti mbyllte konfliktet. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori