Facebook nuk do të mbyllet
Lajmi, sipas të cilit web-faqja "Facebook do të mbyllet me 15 mars", tingëlloi si bombë në botën virtuale, ngase duket e pabesueshme që Facebook-ut vërtet mund t'i ketë ardhur fundi. Burim i këtij lajmi të përhapur "veshvesh" është web-faqja WeeklyWorldNews.

Sipas kësaj web-faqeje që e shqetësoi opinionin, thuhet se këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë themeluesi i rrjetit social, Mark Zückerberg, sipas të cilit: “Menaxhimi i kësaj faqeje është shumë stresues, andaj tash e tutje dua që të kthehem në jetën e mëparshme”.

Ky lajm, që me sa duket është një gënjeshtër që mërzit përdoruesit e rrjeteve sociale, është përhapur me një shpejtësi marramendëse.

E njëjta web-faqe kohë më parë kishte publikuar edhe gënjeshtra të tilla si “Michele Obama është shtatzënë”, ose ajo, se pasi që kishte vdekur “Michael Jakson është parë në hënë”. Tani duket se radhën që të jetë kurban i kësaj web-faqeje duket se ka Facebook’u.

Ndaj lajmit dezinformues për mbylljen e Facebook ka protestuar grupi Facebook Hoax.
Shtuar më 09/01/2011, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori