Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme me përmbajtje të dëmshme.
Facebook ka vendosur disa “limite” për
Messenger dhe tashmë përdoruesit e tij do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe vetëm në pesë persona ose grupe në të njëjtën kohë.
Masa e marrë vjen në kuadër të shqetësimit të vazhdueshëm në lidhje me përhapjen e informacioneve jo të vërteta për virusin.
Drejtori për menaxhimin dhe sigurinë e
Messenger, Jay Sullivan u shpreh: Ne po vendosim një limit të
mesazheve në
Messenger, për të ndihmuar në frenimin e përpjekjeve të atyre që kërkojnë të shkaktojnë kaos, pasiguri ose të shpërndajnë informacione jo të sakta.
Kjo veçori e re është përpjekja e fundit e
Facebook për t’u ofruar përdoruesve të
Messenger një përvojë më të sigurt dhe më private të dërgimit të
mesazheve.
Facebook tha se vendimi është i rëndësishëm në kushtet kur pandemia globale vazhdon dhe kur priten të zhvillohen
zgjedhjet në SHBA, Zelandën e Re dhe vende të tjera.
Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg gjithashtu ka zbuluar hapat për të mbrojtur
zgjedhjet, duke përfshirë kufizimet në reklamat e reja politike në javën para zgjedhjeve në SHBA dhe heqjen e postimeve, që pretendojnë se njerëzit do të marrin Covid-19 nëse marrin pjesë në votime.
Shtuar më 04/09/2020,
ora 21:57