FA dhe KFOR, bashkëpunim për sigurinë në rajon
Pëlqej
Forcat e Armatosura shqiptare dhe misioni i KFOR-it në Kosovë kanë një bashkëpunim të frytshëm, në kuadër të sigurisë në rajon. Kjo u nënvizua gjatë vizitës në Tiranë, të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe takimit të tij me autoritetet shqiptare të mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjenerali i KFOR-it u prit dje në një takim nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, me të cilën diskutoi mbi situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit politike.

Në këtë drejtim ata ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit për të përmirësuar situatën e sigurisë në rajon.
Në takim u shqyrtua gjithashtu një marrëveshje e mundshme për zbatimin e procedurave tashmë të testuara, në lidhje me hapësirën ajrore për aktivitetet operative.

KOMANDANTI I KFOR-IT U TAKUA ME AUTORITETET SHQIPTARE (2)Komandanti i KFOR-it theksoi përmirësimin në situatën e sigurisë, pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar për një mjedis më të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Gjeneral Figliuolo u takua edhe me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo, në Tiranë. Gjeneral Figliuolo nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Forcave të Armatosura shqiptare dhe KFOR-it, si dhe vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptarë të NATO-s në selinë e KFOR-it.

KOMANDANTI I KFOR-IT U TAKUA ME AUTORITETET SHQIPTARENë këtë drejtim ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve shqiptare dhe KFOR-it, i konfirmuar nga autorizimi i shpejtë i dhënë javën e kaluar, për të lejuar një helikopter të KFOR-it për të fluturuar mbi territorin shqiptar për një operacion kërkim-shpëtimi.
Ky takim synonte gjithashtu edhe shkëmbimin e informacioneve dhe pikëpamjeve për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Gjenerali i KFOR-it zhvilloi një takim edhe me ministrin Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ku u vlerësua rëndësia e KFOR-it, në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori