Tryeza e reformës zgjedhore, çfarë do të diskutohet sot

Ditën e sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik në tryezën e Reformës Zgjedhore pas një ndërprerje dyjavore.

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore sot pritet që të shënojë mbledhjen e parë ku të miratohen disa çështje.

Sotritet që të diskutohet dhe të ketë një vendimmarrje politike për çështjen e periudhës zgjedhore, financimin e fushatës zgjedhore, respektimin e kuotës gjinore, përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe konkretisht, vendosjen e kamerave monitoruese në ambientet e votimit, rolin e Policisë në procesin zgjedhor, aktivizimin e bilbilfryrësve dhe klasifikimin e veprave penale në korrupsion zgjedhor dhe për pasojë trajtimin e tyre nga SPAK.


Shtuar 26.05.2020 06:48