Duhet theksuar se në Itali, nga e diela tre
zona të kuqe infektimi u shpallën si
zona portokalli. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto
zona.
Lombardia, Piemonte dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe banorët mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do
hapen qendrat tregtare, kurse
baret e
restorantet qëndrojnë mbyllur. Në Francë
hapen dyqanet nga e shtuna, por
restorantet,
baret, kafenetë, palestrat e
qendrat kulturore mbeten të mbyllura.
Nga ana tjetër, presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese ka zbutur disa masa. Tani atje
hapen dyqanet,
restorantet dhe
qendrat e fitnesit.
Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. OBSH ndërkohë ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë.
Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të COVID-19. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan
Shtuar më 30/11/2020,
ora 16:08