E rëndë në Kosovë, burri dhunon gruan dhe i merr foshnjën

E rëndë në Kosovë, burri dhunon ruan dhe i merr foshnjën

Policia  e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan, pasi dyshohet se e ka sulmuar gruan e tij dhe më pas ia ka marr fëmijën shtatë muajsh.

Fëmija i është kthyer nënës më pas.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

“Lipjan 07.07.2023-22:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten  e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr  fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,  me vendim të prokurorit fëmija i është  kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express


Shtuar 8.07.2023 12:51

Tags: ,