Zbardhet dëshmia e plotë e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e të riut grek

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e plotë të 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut grek. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Selanik.

Protothema, bënë me dije se shqiptari ka deklaruar se natën që u vra 19-vjeçari Alkis ai së bashku me disa shokë kishte shkuar për të ndjekur një ndeshje volejbolli.

ndër të tjera ai është shprehur se në momentin e sherrit nuk është larguar nga makina e tij, ndërsa sipas tij përplasjen e kanë nisur personat në grupin e tij që ndodheshin në automjetin e tretë.

Ai thotë se nuk ka gisht në këtë çështje ndërsa ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të, duke thënë se nuk ka kryer asnjë nga veprat për të cilat është arrestuar.

Dëshmia e plotë

Unë jam me origjinë shqiptare, por kam lindur dhe jam rritur në Greqi dhe konkretisht në qytetin e Selanikut, ku prindërit e mi janë vendosur disa vite më parë, për të gjetur punë dhe për të krijuar familje. Prindërit e mi punojnë me orë të tëra në ditë dhe bëjnë edhe punët e shtëpisë ndërsa unë tashmë jam diplomuar në shkollën e mesme profesionale Demokritus. Prej kohës kur kam përfunduar studimet kam nisur të punoj në një fabrikë çadrash. Kam edhe një motër më të vogël studente në TEI. Ne jemi një familje e dashur dhe paqësore. Siç thashë, prindërit e mi punojnë me orë të tëra në ditë për t’i siguruar familjes tonë gjithçka që u nevojitet dhe ata më kanë rritur mua dhe motrën time me parime dhe vlera. Unë jam tifoz i skuadrës së PAOK-ut por nuk jam përfshirë asnjëherë në akte ekstreme dhe zënka mes tifozëve. I hedh poshte akuzat ndaj meje pasi nuk kam kryer asnjë nga veprat për të cilat akuzohem. Asnjëherë nuk kam pasur qëllim të rrezikoj jetën e dikujt.

Më 31 janar 2022 kam shkuar në punë që në mëngjes në fabrikën ku bëjmë tenda. Kam dalë nga puna në orën 17:15 dhe pasi jam kthyer në shtëpi kam marrë një telefonatë nga një miku im me origjinë nga qyteti i Verias, i cili më sugjeroi të shkonim në stadium dhe të shikonim ndeshjen e volejbollit mes PAOK-ut dhe Olimpiakosit.