Europës i kanoset një i ftohtë i tmerrshëm, mbërtheni palltot
Pëlqej
Pritet që Europa të përfshihet nga një i ftohtë që s’kanë parë sytë ndonjëherë.

Britania tashmë është goditur nga Carline, stuhia e acarit nga Arktiku, e cila po shoqërohet me erëra të fuqishme, reshje të borës dhe temperatura të ulëta dhe si duket, ajo do të përhapet edhe në pjesët tjera të Evropës.

Do të jetë kjo stuhia e dytë që do ta kaplojë Britaninë.
Erërat me shpejtësi 140 kilometra në orë kanë sjellë një periudhë dhjetëditore të acarit dhe borës, ndërsa temperaturat në ishull kanë rënë në minus 12 gradë Celsius.

Pritet se stuhia do të lëvizë më tutje drejtë lindjes dhe të kaploi Francën. Siç raportuan mediat britanike, meteorologët ende nuk janë të sigurt se kah do të lëvizë stuhia më tutje, por shumica prej tyre janë të mendimit se do të lëvizë drejtë jugut dhe lindjes, pra drejtë Evropës. Pamjet dramatike nga Britania tashmë kanë filluar të shpërndahen, me ç’rast mund të shihen automjete të ngujuara në borë apo të cilat kanë rrëshqitur dhe kanë dal jashtë rrugëve. Në Skoci tashmë kanë rënë tetë centimetra borë.

Në anën tjetër, autoritetet në Spanjë dhe Portugali kanë tërhequr sot vërejtjen nga erërat e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme, të cilat do të shoqërojnë stuhinë, e cila Gadishullit të Pirinejeve po i afrohet nga Atlantiku. Sipas autoriteteve spanjolle, rreziku më i madh që do të sjell me vete stuhia Ana janë erërat e fuqishme, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë./21Media

Shtuar më 10/12/2017, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori