"Europa ka nevojë për Ballkanin, Ballkani ka nevojë për Europën"
Kryeministri Edi Rama deklaron nga Gjermania se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë të qeta nga tensionet, pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për "Stuttgarter-Zeitung", gjatë vizitës së tij në Shtutgart, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se "Nuk kemi nevojë për fotot e bukura familjare por për të punuar së bashku, për partneritet të ri që të lëmë pas konfliktin dhe urrejtjen".

Duke folur për sfidën e integrimit në BE, Rama këmbëngul se duhen dy veta për të kërcyer tango. "Ne do të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesat për anëtarësimin në BE. Por nuk do të ketë favore apo privilegje për vendet kandidate. Europa ka nevojë për Ballkanin aq sa Ballkani ka nevojë për Europën".

Rama tha se qeveria e tij po ndjek politika favorizuese për biznesin duke ftuar kështu investitorët gjermanë në vendin tonë.

"Shqipëria, investitorëve të huaj u ofron mundësi të mrekullueshme: në biznesin e naftës dhe gazit, turizëm, industrinë e prodhimit dhe me portet tona detare", tha Rama.

Në lidhje me konfliktin në Ukrainë Rama thotë se "Putin ndoqi një strategji që është një kërcënim absolut në Europë, ndaj Europa do të duhet të përgjigjet". /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori