Euroja fillon merr veten, çfarë ndodhi në dy ditët e fundit
Pëlqej
Monedha e përbashkët ka fituar pikë ndaj lekut vendas per të dytën ditë radhazi.

Një euro u këmbye sot në vend në kuotën e 129.42 lekëve, me një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.
Ndryshe nga më parë, kur monedha e përbashkët humbiste pikë përpara afatit të fundit të pagesës së sigurimeve nga biznesi, euro ka vijuar të forcohet për të dytën ditë.

Megjithatë, monedha e përbashkët nuk ka arritur të kapercejë kuotën prej 130 lekëve. Vetëm gjate prillit euro është zhvleresuar me gati 1 lek.

Dollari amerikan është këmbyer në të njejtën kuotë si një ditë më pare. Një dollar u këmbye në tregun vendas me 104.65 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët argumentojnë se valutat do të vijojnë ta jenë të dobëta edhe në periudhën në vijim. Euro po luhatet në nivelin më të ulët të 10 viteve, ndërsa dollari ka prekur kuotën më te ulët të pesë viteve.

Me afrimin e efekteve sezonale, pritet që të rritet oferta në valutë më vend. /monitor/
Shtuar më 19/04/2018, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori