Eurodeputeti i del në krah Metës: Rama të presë Komisionin e Venecias
Eurodeputeti David Lega ka mbështetur idenë e paraqitur ditën e sotme nga Oliver Varhelyi me anë të një postimi në Twitter, i cili këshilloi qeverinë shqiptare të presë rekomandimet e KomisionitVenecias përpara se të kalojë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rikthyera nga presidenti Meta.

“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi, Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për mendimin KomisionitVenecias, kjo do të ishte qasja demokratike”.- shkroi Lega në Twitter.

Ndërkohë, vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se vendi nuk ka kohë të presë rekomandimet e komisionitVenecias.
Shtuar më 26/10/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori