Euro në rënie, me sa u këmbye sot
Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet 109.2 lekë dhe shitet 110 lekë. Në krahasim me javën e kaluar, dollari amerikan nuk ka njohur luhatje. Ndryshe ndodh me monedhën europiane EURO.

Ndërkohë euro blihet me 121.2 lekë dhe shitet me 121.9 lekë. Në krahasim me javën e kaluar, euro ka njohur rënie pasi më parë tregtohej me 121.6 lekë në blerje dhe 122.2 lekë në shitje.

Edhe paundi britanik ka njohur rënie në krahasim me javën e kaluar. Paundi blihet me 141.6 lekë dhe shitet me 142.6 lekë. Ndërkohë, javën e kaljuar paundi e mbylli në nivelin e 141.8 lekëve në blerje dhe 142.8 lekëve në shitje.

Po ashtu,edhe franga zvicerane ka humbur pikë përballë lekut. Ajo blihet me 110.7 lekë dhe shitet 111.5 lekë. Javën e kaluar, franga blihej 111 lekë dhe shitej me 111.8 lekë. /SCAN

Shtuar më 23/12/2019, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori