Euro drejt rekordit negativ, Banka e Shqipërisë e konsideron normale
Nuk ka të ndalur rënia e euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane ka zbritur në kuotën e 121,1 lekëve, duke humbur rreth 4 lekë që prej fillimit të vitit.

Prishja e balancës kërkesë-ofertë, prurjet e larta në valutë si dhe dërgesat e emigrantëve evidentohen edhe si faktorët kryesorë që po ndikojnë në zhvlerësimin e euros.

Por, me gjithë luhatjet që ka pësuar monedha europiane që prej fillimit të vitit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e ka cilësuar situatën normale dhe ndërhyrjen e bankës qendrore, të panevojshme.

Ekspertët vlerësojnë se mbiçmimi i valutës europiane i atribuohet faktorëve sezonalë dhe stabilizimi i monedhës në treg pritet të nisë me mbylljen e sezonit turistik.
Shtuar më 09/08/2019, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori