EULEX ka mohuar të ketë
bastisur sot
zyrat e PDK.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e cilëson lajmin e sotëm si dezinformim.
Nga ana tjetër EULEX nuk
mohon se ka
bastisur banesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit apo Rexhep Selimit dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për krime lufte.
Ata ndodhen në Hagë tashmë në paraburgum kurse EULEX po kryen operacione në Kosovë bashkë me Prokurorinë Speciale si dhe Policinë e
Kosovës.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 12:19